Vuçiç: Do ta pranoj vendimin e popullit, cilido qoftë ai
Ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të respektojë vullnetin e qytetarëve serbë, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Aleksandar Vuçiç, ish-presidenti serb, ka deklaruar se do të respektojë vullnetin e qytetarëve serbë, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai theksoi se, në rast humbjeje, do të njohë rezultatin, ndërsa në rast fitoreje nuk do të lejojë që ajo të vihet në diskutim.
“Shpresoj që zgjedhjet të jenë paqësore dhe të rregullta, njësoj si në këtë qendër votimi. Besoj se sot do të kemi vullnetin demokratik të qytetarëve dhe, siç e kam thënë gjithmonë, mund të fitosh ose të humbasësh zgjedhjet. Ne gjithmonë do të sillemi me përgjegjësi, nëse humbasim, do ta njohim vullnetin e votuesve, nëse fitojmë, askush nuk do të na e heqë dhe kaq”, deklaroi Vuçiç.
Duke folur për rendësinë e procesit zgjedhor, Vuçiç theksoi se vendimi përfundimtar u përket qytetarëve, duke iu referuar shprehjes latine “Vox populi, vox Dei”, që do të thotë “Zëri i popullit është zëri i Zotit”.
Sipas tij, zgjedhjet përfaqësonë një moment të rendësishëm për drejtimin politik dhe ekonomik që do të ndjekë Serbia në vitet e ardhshme. Ai njoftoi gjithashtu se pret që vlerësimet e para të rezultateve të bëhen publike.
“Do të shohim se si do të vendosin njerëzit. Është e rendësishme që njerëzit të presin, do të kemi rreth orës dhjetë, dhjetë e gjysmë të kush fitoi”, tha Vuçiç.
Kryesuesi i listës “Serbia e Bashkuar” siguroi se forca e tij politike do të paraqesë një vlerësim të rezultateve, pavarësisht përfundimit të garës.
“Ne do të japim një vlerësim të saktë të rezultateve të zgjedhjeve, nuk ka ndonjë filozofi të madhe aty, cilado qofshin rezultatet”, deklaroi ai.
Duke iu përgjigjur edhe në gjuhën angleze pyetjeve të gazetarëve të huaj, Vuçiç përsëriti se do ta pranonte humbjen nëse rezultatet do ta konfirmonin atë, ndërsa në rast kundërt do të shpallte fitoren.
“Do të shohim sot nëse do të jam në opozitë apo në pushtet”, përfundoi Vuçiç.