Demokratët Evropianë alarmojnë për rrezikun e përplasjeve në Serbi
Partia Demokratike Evropiane ka lëshuar një deklaratë urgjente për situatën në Serbi, duke paralajmëruar për rrezikun e përplasjeve të mundshme gjatë mbrëmjes sotme, kur pritet të publikohen projeksionet e para të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Partia Demokratike Evropiane ka marrë paralajmërimet e përsëritura se persona të lidhur me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiçit mund të mobilizohen për të provokuar përplasje rreth orës 21:00 sot.
"Po marrim paralajmërimet e përsëritura se persona të lidhur me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiçit mund të mobilizohen për të provokuar përplasje rreth orës 21:00 sot, kur të dalin projeksionet e para zgjedhore", thuhet në deklaratën e partisë.
Demokratët Evropianë kanë theksuar se studentët në Serbi kërkojnë zgjedhje të lira dhe paqësore, si dhe një rezultat që përcaktohet përmes votës së qytetarëve.
Sipas tyre, pjesëmarrja e lartë në zgjedhje mund të rrisë rrezikun e provokimeve të qëllimshme.
"Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e madhe frika e Vuçiçit nga humbja dhe aq më i madh rreziku i provokimeve të qëllimshme", thuhet në reagimin e partisë.
Në deklaratën, EDP akuzon presidentin serb dhe qeverinë e tij se kanë lejuar krijimin e një klimë frikësimi dhe dhune, duke kërkuar që autoritetet të marrin përgjegjësi për parandalimin e çdo përshkallëzimi të mejejtëshëm.
"Vuçiç dhe qeveria e tij kanë lejuar që të rritet një klimë frikësimi dhe dhune. Ata mbajnë përgjegjësi të plotë politike për parandalimin e çdo përshkallëzimi të mejejtëshëm. Nëse grupe të lidhura me SNS-në mobilizohen për të shkaktuar përplasje, Vuçiç duhet të mbahet përgjegjës", theksohet në deklaratën.
Partia Demokratike Evropiane ka kërkuar gjithashtu ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve të sigurisë për të garantuar mbrojtjen e votuesve, kandidatëve, studentëve dhe vëzhguesve të zgjedhjeve.
"Kërkojmë mbrojtje të menjëhershme policore për votuesit, kandidatët, studentët dhe vëzhguesit. E ardhmja e Serbisë duhet të vendoset nga votat, kurrë nga dhuna", përfundon deklarata.