Reshje dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme
Parashikimi i motit për ditën e sotme është i ndikuar nga masat ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në zonat malore lindore të vendit tonë. Sipas MeteoAlb, orët e pasdites do të mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, duke lënë gjysmën lindore të Shqipërisë me vranësira disi më të shpeshta. Në skajin verilindor, vranësira do të gjenerojë reshje të pakta shi.

Temperaturat e ajrit do të rriten, duke lënë vlerat ditore nga 6 °C, temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Kukësit, deri në 24 °C, vlera maksimale, e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës. Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 65 km/h nga drejtimi verior-verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 balle.