Detaje te reja mbi muzikalin kushtuar jetës së Amy Winehouse
Muzikali kushtuar jetës së Amy Winehouse pritet të bëhet pjesë e skenës teatrale londinase, ndërsa procesi i përzgjedhjes së aktorëve është në zhvillim.

Muzikali kushtuar jetës së këngëtares së ndjerë Amy Winehouse pritet të bëhet pjesë e skenës teatrale londinase. Projekti është ende në zhvillim, por raportohet se ka nisur edhe procesi i përzgjedhjes së aktorëve. Në këtë projekt është përfshirë Catherine Schreiber, producente me përvojë në Broadway, e njohur për pjesëmarrjen në produksione të suksesshme si Cabaret, Rent dhe adaptimin teatror të High School Musical.
Një burim pranë projektit e ka cilësuar zhvillimin e muzikalit si "sekretin me pak të ruajtur në botën e teatrit", duke shtuar interesin rreth një produksioni që synon të sjellë në skenë historinë e një prej zërave më të vëçantë të muzikës moderne. Sipas raportimeve, në projekt është përfshirë edhe babai i këngëtares, Mitch Winehouse, i cili administron pasurinë e saj. Pjesëmarrja e tij mund të nënkuptojë se muzikali do të bashkohen disa prej këngëve të njohura të artistes.
Amy Winehouse ndëroi jetë në vitin 2011, në moshën 27-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme muzikore. Megjithëse publikoi vetëm dy albume në studio, ato përmbajnë këngë që u kthyen në hite ndërkombëtare, mes tyre Back to Black, Rehab dhe Valerie.
Ideja për të sjellë jetën e Amy Winehouse në skenën e teatrit nuk është e re. Babai i saj raportohet se e kishte shqyrtuar këtë mundësi në vitin 2017, por deri më tani projekti nuk kishte marrë formë konkrete.