Meta: Vetëm në një Serbi demokratike merr fund diskriminimi i shqiptarëve
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për zgjedhjet në Serbi dhe fitimin e mandateve nga Koalicioni Shqiptar.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Serbi, humbjen e Aleksandar Vuçiç dhe fitimin e mandateve nga Koalicioni Shqiptar. Meta thekson se vetëm në një Serbi demokratike do të marrë fund diskriminimi ndaj shqiptarëve, pasivizimi i adresave të tyre, pamundësia për të votuar dhe për të u përfaqësuar në mënyrën e drejtë, por edhe për të u integruar në të gjitha institucionet vendore dhe qendrore.
Meta ka shprehur urim për "Koalicionin Shqiptar" për fuqizimin e zërit dhe përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Serbisë dhe një falenderim për të gjitha institucionet e Kosovës, që mbështesin bashkimin e shqiptarëve në një listë të vetme.