Salianji: Zgjidhja duhet të vijë nga sheshi, protestat janë europiane dhe po bëjnë atë europiane
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Sali Berisha, duke deklaruar se të dy po pengojnë ndryshimin politik në Shqipëri.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Sali Berisha, duke deklaruar se të dy po pengojnë ndryshimin politik në Shqipëri. Në një intervistë për emisionin “Minuta e Parë” në News24, Salianji u shpreh se zgjidhja e krizës politike duhet të vijë nga protestat qytetare. Ai e cilësoi Berishën si një mbështetje politike që e mban Ramën në pushtet, ndërsa kritikoi mungesën e një gare të hapur brenda Partisë Demokratike.
Salianji vlerësoi pjesëmarrjen e studentëve, mjekëve dhe pedagogëve në protesta, duke theksuar se lëvizja ka marrë një karakter europian. Ai komentoi gjithashtu mungesën e reagimeve të përditshme nga ambasadat e huaja, të cilën e interpretoi si një mesazh politik për Ramën dhe Berishën. Sipas tij, nëse opozita do të kishte një drejtim tjetër, kryeministri Edi Rama do të ishte përballur shumë më herët me pasojat politike të protestave.
Salianji vlerësoi edhe qëndrimet politike të Dashamir Shehit, por theksoi se ndryshimi duhet të vijë nga mobilizimi qytetar në shesh. Ai ngriti shqetësimin edhe për pasojat e protestave dhe përplasjet me policinë, duke ia atribuuar përgjegjësinë politike kryeministrit Rama. Sipas Salianjit, bizneset po pësojnë humbje të mëdha, ndërsa shteti nuk po u ofron mbështetjen e nevojshme.