Vuçiç dhe Rama aset të njëri-tjetrit, Murati: Zgjedhjet në Serbi treguan se kur autokratit i merren këmbët, përmbysja vjen…
Analisti Erl Murati ka thënë se zgjedhjet në Serbi treguan se kur populli ngrihet, autokrati nis të bjerë. Ai ka vlerësuar se Vuçiç dhe Rama janë aset të njëri-tjetrit dhe se zgjedhjet në Serbi treguan se kur autokratit i merren këmbët, përmbysja vjen.

Zgjedhjet në Serbi treguan se kur populli ngrihet, autokrati nis të bjerë, thotë analisti Erl Murati. Ai ka thënë se Vuçiç dhe Rama janë aset të njëri-tjetrit dhe se zgjedhjet në Serbi treguan se kur autokratit i merren këmbët, përmbysja vjen.
Murati ka thënë se zgjedhjet në shtetin serb treguan se edhe regjimet bien dhe se një lajm pozitiv ishte se shqiptarët do kenë dy deputetë në shtetin serb. Ai ka vlerësuar se Vuçiç është ultra-nacionalist, që ka qenë gjithmonë kundër shqiptarëve dhe se Radoiçiç, që kreu aktin terrorist në veriun e Kosovës, ishte aleat i Vuçiçit.
Duke folur për protestat në Shqipëri, Murati ka vlerësuar se Vuçiç e Rama kanë qenë aset të njëri-tjetrit. Ai ka thënë se lëvizja studentore në Serbi dhe ajo në Shqipëri ngjajnë me njëra-tjetrën dhe se edhe në Tiranë, në të njëjtin shesh shohim Arlind Qorin, shohim Agron Shehajn, studentë, njerëz nga kryeqyteti dhe periferia, një bashkësi njerëzish që duan ta ndryshojnë realitetin përmes rrugës.
Murati ka thënë se Vuçiç vetë tha se Rama është sjellë butë me studentët dhe deklaroi se nëse në Shqipëri shpallen zgjedhje të parakohshme, Rama do e ketë të vështirë që të fitojë. Në Serbi, në zgjedhje të parakohshme Vuçiç humbi. Vuçiç e quajti aset Ramën. Po, Vuçiç dhe Rama kanë qenë aset të njëri-tjetrit, sepse kanë tentuar të shiten si faktorë stabiliteti. Edhe Open Balkan për pak desh i vuri zjarrin rajonin. Zgjedhjet në Serbi treguan se kur autokratit i merren këmbët, përmbysja është afër. Rezultati në Serbi është një lajm i mirë për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.