Fitorja e studentëve në Serbi ndez përplasje në Poloni, Vuçiç "mollë sherri" mes qeverisë dhe presidencës
Fitorja e studentëve në Serbi në zgjedhjet të fundit ka hapur një debat të ashpër në Poloni, ku qeveria dhe presidencia po përplasen për lidhjet politike të Aleksandar Vuçiçit dhe përkatësinë e tij në kampin e djathtë evropian.

Ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Serbi në një postim në rrjetin social X, duke ironizuar humbjen e forcave politike që ai i identifikon me të djathtën radikale. "Venezuela, Brazili, Serbia. Duket se sot ka trishtim mes së djathtës patologjike", shkroi Sikorski.
Por deklarata e tij shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Marcin Przydacz, këshilltar i presidentit polak, i cili e sfidoi ministrin për të përballej me lidhjet politike të partisë së Vuçiçit në nivel evropian. Przydacz vuri në dukje se Partia Progresive Serbe e Vuçiçit është pjesë e Partisë Popullore Evropiane (PPE), familjes politike ku bënë pjesë edhe Koalicioni Qytetar i kryeministrit polak Donald Tusk dhe Partia Popullore Polake, e përfaqësuar në qeveri nga ministri i Mbrojtjes Władysław Kosiniak-Kamysz.
"Me një fjalë, aleatët politikë të Donald Tuskut dhe Władysław Kosiniak-Kamysz u mundën", ishte thelbi i reagimit të këshilltarit presidencial, i cili i akuzoi kundërshtarët e tij për manipulim politik dhe hipokrizi.
Përplasja nxjerr në pah kontradiktat brenda politikës polake, ku rezultati zgjedhor në Serbi po përdoret si argument në betejën e brendshme mes qeverisë dhe presidencës. Në qendër të debatit është edhe marrëdhëniet e forcave politike evropiane me partinë e Vuçiçit, e cila, pavarësisht kritikave për menyrën e qeverisjes në Serbi, ka qenë pjesë e njëjës familje politike evropiane me parti të renditshme të qendrës së djathtë.