"Rama dhe Vuçiç, aset të njëri-tjetrit: Kur autokratit i merren këmbët, përmbysja vjen"
Analisti Erl Murati komenton humbjen e Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet serbe dhe vlerëson se zgjedhjet tregojnë se kur populli ngrihet, autokrati niset të bjerë. Ai vlerëson se Vuçiç dhe Rama janë aset të njëri-tjetrit dhe se zgjedhjet në Serbi tregojnë se kur autokratit i merren këmbët, përmbysja vjen.

Zgjedhjet në Serbi tregojnë se kur populli ngrihet, autokrati niset të bjerë. Kjo është fjala e analistit Erl Murati, i cili komenton humbjen e Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet serbe. Murati thekson se zgjedhjet në shtetin serb tregojnë se edhe regjimet bien. Ai vlerëson se Vuçiç është ultra-nacionalist, që ka qenë gjithmonë kundër shqiptarëve, dhe se Radoiçiç, që kreu aktin terrorist në veriun e Kosovës, ishte aleat i Vuçiçit. Aleksandar Vuçiç ishte ushtar i Rusisë dhe ashtu ka vepruar, thekson Murati.
Duke folur për protestat në Shqipëri, Murati vlerëson se Vuçiç dhe Rama kanë qenë aset të njëri-tjetrit. Ai shtoi se zgjedhjet në Serbi tregojnë se kur autokratit i merren këmbët, vjen edhe përmbysja. Lëvizja studentore në Serbi dhe ajo në Shqipëri ngjajnë me njëra-tjetrën, thekson Murati. Edhe në Shqipëri ka bashkësi të mëdha në tubime të personave që kanë mendime të ndryshme, siç ndodhi në Beograd. Edhe në Tiranë, në të njëjtin shesh shohim Arlind Qorin, shohim Agron Shehajin, studentë, njerëz nga kryeqyteti dhe periferia, një bashkësi njerëzish që duan ta ndryshojnë realitetin përmes rrugëve.
Vuçiç vetë tha se Rama është sjellë butë me studentët dhe deklaroi se nëse në Shqipëri shpallen zgjedhje të parakohshme, Rama do të ketë të vështirë të fitojë. Në Serbi, në zgjedhje të parakohshme Vuçiç humbi. Vuçiç e quajti aset Ramën. Po, Vuçiç dhe Rama kanë qenë aset të njëri-tjetrit, sepse kanë tentuar të shiten si faktorë të stabiliteti. Edhe Open Balkan për pak desh i vuri zjarrin rajonin. Zgjedhjet në Serbi tregojnë se kur autokratit i merren këmbët, përmbysja është afër. Rezultati në Serbi është një lajm i mirë për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë, thekson Murati për "News 24".