Rritja e akcizës për duhanin, një skedulim i ri deri në 2033
Paketa e re fiskale propozon rritje të akcizës për duhanin, duke parashikuar një skedulim të ri 7-vjeçar. Në vitin e parë, niveli i akcizës do të rritet me 350 lekë për kg, duke arritur 8,100 lekë për kg. Rritja do të vazhdojë çdo vit, duke arritur 10,200 lekë për kg në vitin 2033.

Në vitin e parë, niveli i akcizës do të rritet me 350 lekë për kg, duke arritur 8,100 lekë për kg. Rritja do të vazhdojë çdo vit, duke arritur 8,450 lekë për kg në vitin 2028, 8,800 lekë për kg në vitin 2029, 9,150 lekë për kg në vitin 2030, 9,500 lekë për kg në vitin 2031, 9,850 lekë për kg në vitin 2032 dhe 10,200 lekë për kg në vitin 2033.
Në fund të periudhës, akciza për këtë kategori do të jetë 2,450 lekë për kilogram më e lartë se niveli i sotëm, rreth 32% më shumë.
Nga 1 janari 2030, skema parashikon një ndryshim të rendesishëm: përveç komponentit specifik, do të aplikohet edhe një komponent proporcional me çmimin e shitjes me pakicë. Konkretisht, nga viti 2030 propozohet një komponent specifik prej 9,150 lekësh për 1,000 cigare, plus 2% të çmimit të shitjes me pakicë. Në vitin 2031, komponenti proporcional rritet në 3%, në vitin 2032 në 4% dhe në vitin 2033 në 5%, ndërsa komponenti specifik mbetet në nivelin 9,150 lekë për 1,000 fije.