Vrasja në Pejë, Kuvendi i Kosovës mbledhur në një seancë
Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë për të diskutuar rastin e vrasjes së një personi në Pejë.

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë për rastin e vrasjes të Arlinda Zekajt mbrëmë në Vitomiricë të Pejës. Seanca ka nisur duke mbajtur një minutë heshtje në nderim të saj. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu theksoi se përgjegjësia është e përbashkët për t’u angazhuar për parandalimin e këtyre rasteve. “Kjo është një shprehje e respektit dhe e solidaritetit tonë me viktimat dhe familjet e tyre, por edhe një kujtesë e dhimbshme se kemi përgjegjësi të përbashkët që të angazhohemi për parandalimin e këtyre tragjedive”, tha Haxhiu.