Kosovë & Rajon

Rama-Vuçiç: I njëjti fund, të njëjtat manovra për të ardhmen?

2 min leximPublikuar më

Burimi: BalkanWeb ·

Rënja e Aleksandar Vuçiçit në Serbi në zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit 2026 është një ngjarje e rëndësishme që shënon plasaritjen e parë fatale të një çifti të pashpallur autokratësh që ka dominuar dhe ndarë Ballkanin Perëndimor për më shumë se një dekadë e gjysmë. Binomi i autokracisë, Rama dhe Vuçiç, kanë një filozofi politike të njëjët dhe kanë përdorur të njëjtit model të pushtetit dhe represionit për të kontrolluar vendet e tyre.

Foto nga burimi: Rama-Vuçiç: I njëjti fund, të njëjtat manovra për të ardhmen?

Rënja e Aleksandar Vuçiçit në Serbi në zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit 2026 është një ngjarje e rëndësishme që shënon plasaritjen e parë fatale të një çifti të pashpallur autokratësh që ka dominuar dhe ndarë Ballkanin Perëndimor për më shumë se një dekadë e gjysmë. Binomi i autokracisë, Rama dhe Vuçiç, kanë një filozofi politike të njëjët dhe kanë përdorur të njëjtit model të pushtetit dhe represionit për të kontrolluar vendet e tyre.

Lidhja mes Ramës dhe Vuçiçit nuk ishte thjesht miqësi diplomatike, por një projekt i përbashkët për të kontrolluar vendet e tyre dhe pasur influencë me gjerë përmes të njëjtave metodave dhe në një sërë aksesh. Pushteti dhe represioni: të dy ndajnë të njëjtën jetëgjatësi në pushtet dhe të njëjtën dorë të hekurt. Si në Beograd, ashtu edhe në Tiranë, revoltat qytetare u pritën me shtypje të ashpër policore dhe gaz lotësjellës.

Tani që Vuçiçi ra, Rama po reziston i vetëm, por strategjitë e tij për të menaxhuar krizën janë të parashikueshme dhe në një fund pa shpëtim ai do të kopjojnë modelin serb. Skenari i parë (represioni): të vazhdojë shtypjen e dhunshme të protestave studentore në Tiranë, për t’u treguar perëndimorëve se ai e kontrollon ende situatën dhe se nuk duhet ta lëshojë ashtu siç lëshuan Vuçiçin. Skenari i dytë (zgjedhjet e rrufeshme): të bëjë sikur lëshon pe, duke shpallur menjëherë zgjedhje të parakohshme, por pa pranuar qeveri teknike.

Edhe nëse dorëzohet për zgjedhje dhe i humb ato, plani i vërtetë i autokratit është kalimi në opozitë për të punuar nën rrogoz me strategjinë e “tokës së djegur”. Në Serbi, fitorja e Listës Studentore me asgjësimin e partive të vjetra tradicionale po rezulton paradoksalisht si një gjysmë-fitore për Vuçiçin. Duke mbetur partia e dytë më e madhe në parlament, ai dhe mëkëmbësi i tij Vuçeviç që drejton partinë kanë shpallur hapur skenarin e hakmarrjes.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.