Llogaritë po ndryshojnë: çfarë po ndodh me bastionet e Trumpit?
Zgjedhjet e 3 nentorit për Kongresin amerikan po shndërrohen në një përballeje të ngushtë për kontrollin e Senatit. Demokratët duhet të fitojnë katër vende të kontrolluara nga republikanët për të siguruar shumicën, ndërsa republikanët po investojnë fonde në shtete që deri pak muaj më parë i konsideronin të sigurta.

Zgjedhjet e 3 nentorit për Kongresin amerikan po shndërrohen në një përballeje të ngushtë për kontrollin e Senatit. Demokratët duhet të fitojnë katër vende të kontrolluara nga republikanët për të siguruar shumicën, ndërsa republikanët po investojnë fonde në shtete që deri pak muaj më parë i konsideronin të sigurta.
Republikanët po investojnë fonde të konsiderueshme në shtete që deri pak muaj më parë i konsideronin të sigurta, ndërsa sondazhet tregojnë se demokratët kanë epërsi në garën për Dhomën e Përfaqësuesve dhe po ngushtojnë diferencën në Senat.
Sipas një analize të italianes Il Fatto Quotidiano, pak më shumë se një javë para zgjedhjeve të mesmandatit, demokratët po shohin mundësi për të marrë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan.
Në Karolinën e Veriut, demokratët shohin një nga mundësitë më të favorshme për të fituar një vend në Senat. Senatori republikan Thom Tillis, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj Trump, ka vendosur të mos rikandidojë. Ish-guvernatori demokrat Roy Cooper kryeson me 13 pikë ndaj republikanit Michael Whatley, sipas sondazheve të cituara në analizën.
Në Ohio, gara zhvillohet për vendin që JD Vance la të lirë pasi mori detyren e nënpresidentit. Senatori republikan Jon Husted përballet me ish-senatorin demokrat Sherrod Brown, i cili kryeson me pesë pikë sipas një mesatareje sondazhesh të CNN.
Çështjet ekonomike kanë marrë rëndësi të veçantë në këto shtete. Rritja e çmimeve të plehrave kimike, pasojat e luftës me Iranin dhe pakënaqësia e fermerëve me politikat tregtare të administratës Trump po ndikojnë në debatin elektoral.
Në Alaska dhe Maine, dy gara janë vendimtare për të ndryshuar situatën në Senat. Në Alaska, ish-deputetja demokrate Mary Peltola kryeson me shtatë pikë ndaj senatorit republikan Dan Sullivan, i cili kërkon një mandat të tretë. Në Maine, senatorja republikane Susan Collins përballet me një nga sfidat më të vështira të karrierës së saj politike.