VIDEO/ Rumania zbulon një rrjet të dyshuar sabotimi të lidhur me Rusinë, nën hetim tre shtetas të huaj
Rumania ka zbuluar një rrjet të dyshuar sabotimi, që sipas autoriteteve ishte koordinuar nga Rusia dhe kishte në shënjestër objekte industriale dhe ushtarake në vend. Hetimi lidhet edhe me një zjarr të rënë në shtator në një strukturë industriale në Rumaninë qendrore, pranë një kompanie shtetërore të prodhimit të armëve.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, objektivat e dyshuara përfshinin fabrika armësh dhe struktura të tjera me rendësi ushtarake e industriale. Në kuadër të hetimeve, autoritetet po shqyrtojnë përfshirjen e tre shtetasve të huaj, dy bjellorusë dhe një ukrainas, ndërsa procedurat ligjore po zhvillohen në bashkëpunim me disa vende evropiane.
Rasti vjen në një kohë kur vendet evropiane kanë shprehur shqetësimet për aktivitetet e dyshuara të sabotimit ndaj infrastrukturës dhe objekteve strategjike. Moska i ka mohuar vazhdimisht akuzat për organizimin e akteve të tillë në Evropë.