Nazarko paralajmëron Raman: Mund ta humbasësh pushtetin para Vuçiçit, goditja të vjen nga brenda
Analisti Mentor Nazarko ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama mund të humbasë pushtetin para presidentit serb Aleksandar Vuçiç, por që ky zhvillim nuk do të lidhej me situatën politike në Serbi.

Analisti Mentor Nazarko përmendi se qëndrueshmëria e qeverisë Rama varet nga faktoret e brendshëm dhe jo nga marrëdhëniet mes dy liderëve. Ai mendon se kryeministri Edi Rama mund të humbasë pushtetin para presidentit serb Aleksandar Vuçiç, por një zhvillim i tillë nuk do të lidhej me situatën politike në Serbi.
Gjatë një interviste në emisionin Off the Record, Nazarko kundërshtoi pretendimet se ndryshimet politike në Beograd mund të ndikojnë drejtpërdrejt në fatin e qeverisë shqiptare. Sipas tij, opozita shqiptare e mbivlerëson lidhjen politike mes Ramës dhe Vuçiçit, duke e përdorur atë për të krijuar pritshmëri për ndryshime të ngjashme në Shqipëri.
Nazarko u ndal edhe te rezultatet ekonomike të Serbisë gjatë qeverisjes së Vuçiçit. Ai përmendi rritjen e pagës minimale dhe mesatare, shtimin e investimeve të huaja, subvencionet për bujqësinë dhe uljen e borxhit jashtëm si tregues të zhvillimit të vendit.
Analisti argumentoi se këto rezultate duhen marrë parasysh gjatë vlerësimin e qeverisjes së presidentit serb, pavarësisht kritikave për mënyrën se si ai ushtrojnë pushtetin.
Një tjetër çështje që Nazarko trajtoi ishte qëndrimi i opozitës shqiptare ndaj zhvillimeve në Serbi. Sipas tij, opozita nuk ka arsye të shfaqë entuziazëm, pasi forcat opozitare serbe nuk arrinë të sigurojnë përfaqësimin politik që synojnë në zgjedhje.
Ai theksoi se në përfaqësimin parlamentar mbeten kryesisht forca që përfaqësojnë pakicat hungareze, shqiptare dhe rajonin e Sanxhakut.
Duke analizuar marrëdhëniet mes Ramës dhe Vuçiçit, Nazarko e kufizoi periudhën e bashkëpunimit të tyre më të ngushtë në vitet 2017-2022. Sipas tij, afrimi mes dy liderëve lidhej me një projekt rajonal që kishte mbështetjen e kancelares gjermane Angela Merkel dhe më pas të administratës së parë të Donald Trump.
Për këto arsye, Nazarko e konsideron të pabazuar lidhjen që opozita shqiptare përqëndron për të vendosur mes zhvillimeve politike në Serbi dhe perspektivën e qeverisë Rama.
Në vlerësimin e tij, ndryshimet e mundshme në drejtimin politik të Shqipërisë do të përcaktohen nga dinamika e brendshme e vendit, pavarësisht se si do të zhvillohet situata në Serbi.