QIKA zhvillon aksion simbolik për të kërkuar vëmendje për dhunën ndaj grave në Kosovë
Organizata QIKA ka organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar vëmendje për dhunën ndaj grave dhe përgjegjësinë institucionale për garantimin e sigurisë së tyre.

Organizata QIKA ka organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar vëmendje për dhunën ndaj grave dhe përgjegjësinë institucionale për garantimin e sigurisë së tyre. Aksioni vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, një ngjarje që ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. Përmes këtij veprimi, QIKA ka kërkuar vëmendje për nevojën për llogaridhëniet nga institucionet dhe marrjen e masave për të parandaluar raste të tilla të ngjashme me këto të fundit. Në hyrje të ndërtesës së Qeverisë është vendosur edhe mesazhi "Shteti e vrau Arlindën".