Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin si një tjetër palë zgjedhjesh të manipuluara
Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur dyshime për procesin zgjedhor në Brazil, duke e cilësuar atë si të dyshimtë dhe duke deklaruar se zgjedhjet i janë dukur të manipuluar.

Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur dyshime për procesin zgjedhor në Brazil, duke e cilësuar atë si të dyshimtë dhe duke deklaruar se zgjedhjet i janë dukur të manipuluar. Reagimi i tij erdhi pas humbjes së senatorit Flavio Bolsonaro, i cili kishte shprehur mbështetje të fortë për Trumpin.
"Dukeshin si një tjetër palë zgjedhjesh të manipuluara. E dini, zgjedhjet duhet të jenë të pakontestueshme. Më dukeshin shumë keq. Nuk mora ndonjë qëndrim. Nuk mbështeta askënd ose asgjë, por i pashë zgjedhjet. Më dukeshin kaq të korruptuara dhe kaq të tmerrshme", deklaroi Trump, duke theksuar se nuk kishte mbështetur asnjë kandidat dhe se nuk kishte mbajtur një qëndrim në favor të ndonjëres palë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ai shtoi se, megjithëse ka marrëdhënie të mira me presidentin brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, procesi zgjedhor i ishte dukur i parregullt dhe problematik. Trump iu referua gjithashtu zgjatjes së votimit me dy orë, të cilën e përshkroi si të pazakontë. Megjithatë, ai nuk paraqiti prova për pretendimet e tij mbi manipulimin e zgjedhjeve, duke përsëritur se, sipas tij, proceset zgjedhore duhet të jenë të pakontestueshme.