TENSIONE NË SERBI: MBËSHTETËSIT E LISTËS SË STUDENTËVE HYNË ME FORCË NË TELEVIzionin PRO VUÇIÇIT
Tensionet janë regjistruar në Serbi, ku një grup mbështetësish të Listës së Studentëve ka hyrë në televizionin "Informer", një media e njohur për qëndrimet e saj në mbështetje të Aleksandar Vuçiçit. Incidenti është shkaktuar tensione dhe përlasje, dhe transmetimi i programit të televizionit është ndërpritur.

Sipas raportimeve, gjatë incidentit u dëmtuan ambiente të televizionit, ndërsa situata u shoqërua me tensione dhe përlasje. Transmetimi i programit të "Informer" u ndërpre dhe disa punonjës u larguan nga ndërtesa. Tensionet vijuan edhe jashtë godinës, ku pati përlasje mes personave të grumbulluar dhe forcave të policisë.
Televizioni "Informer" reagoi ndaj ngjarjes përmes një deklarate ironike në faqen e tij online, duke akuzuar kundërshtaret e Vuçiçit se kishin përdorur dhunë gjatë fushatës zgjedhore. "Meqë dhuna shënoi të gjithë fushatën e tyre, nuk mund të prisnim asgjë të mirë. Shikoni programin e tyre të vetëm për një Serbi më të mirë dhe më të bukur, një shoqëri të rregullt dhe se si, me ta në pushtet, do të bëhemi një shoqëri më e mirë", shkroi televizioni serb.
Pas incidentit në "Informer", grupi u drejtua edhe drejt ambienteve të "TV Pink", një tjetër televizion i njohur për mbështetjen ndaj Vuçiçit. Megjithatë, ndërhyrja e forcave të policisë pengoi hyrjen e tyre në godinën e këtij televizioni.
Media që s’e dorëzon pavarësinë e saj, i paraprine një qeverisje të ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.