Rruga e Ramës, e njëjtë me atë të Vuçiç
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka thënë se kryeministri Edi Rama është politikisht i vdekur dhe se rruga e tij do të ndjekë atë të ish-presidentit Aleksandër Vuçiç në Serbi.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka thënë se kryeministri Edi Rama është politikisht i vdekur dhe se rruga e tij do të ndjekë atë të ish-presidentit Aleksandër Vuçiç në Serbi. Ajo tha se dëgjimi i kërkesave të studentëve është i ndjekur standardet europiane.
"Rruga e Edi Ramës është e qartë, do të ndjekë rrugën e vëllait të tij në Serbi. Kryeministri Edi Rama është politikisht i vdekur. Ne kërkojmë që, si komision për çështjet e integrimit, të shohim standardet europiane. Të marrim çështjet e protestuesve dhe t'i thërrasim të dëgjojmë. Ky është standard evropian, të dëgjojmë kërkesat e tyre. Përgjegjësia jonë është të jemi pranë qytetarëve, të dëgjojmë kërkesat e tyre dhe t'u japim zgjidhje", tha Vokshi.