Serbia më afër Rusisë apo BE-së?/ Studentët nisin formimin e qeverisë së re
Studentët serbë, pas fitores së tyre në zgjedhjet e fundit, janë nisur të formojnë qeverinë e re. Kjo është një moment i rëndësishëm për Serbinë, pasi që kjo është një kërcënim për të qeverisur dhe të ndaluar korrupsionin dhe çështjet e ngrohta në Kosovë.

Pas fitores së studentëve në zgjedhjet në Serbi, tani vëmendja është e drejtuar për krijimin e qeverisë së re. Lista e Studentëve ka nisur diskutimet për përbërjen e kabinetit qeveritar, ndërsa sfidat në horizont janë të shumta, si Rusia aleate tradicionale apo një largim nga "vellai" me sytë drejt BE-së, korrupsioni dhe çështjet e ngrohta në Kosovë.
Fitorja e studentëve dhe kapitullimi i Vuçiç ka sjellë një frymë të re në politikën serbe. Figura të reja si mjekë, artistë, pedagogë dhe qytetarë nga shumë fusha të tjera do të marrin pjesë në ndërtimin e një Serbije të re me aspirata. Këto kategori të sipër përmendura kanë qëndruar jashtë sferës politike, mirëpo tani situata ka ndryshuar dhe ka optimizëm.
Problem mbetet lideri, pasi nuk ka vetëm një udhëheqës të vetëm dhe për të formuar qeverinë duhet unitet. Marrëveshja mund të ndërlikohet, duke bërë që qeveria e re të nisë me kompleksitete që në start. Shumë faktorë pritet të dalin në shesh për të marrë lidershipin, që mbetet sfida më e madhe aktuale në shtetin ballkanik.