Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor do të përshpejtohet në vitin 2026
Rritja ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të përshpejtohet në vitin 2026 dhe të forcohet në vitin 2027, sipas Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

Rritja ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor ka treguar qendrueshmëri përballë goditjeve dhe vazhdon të pëparojë në konvergjençën me Bashkimin Evropian. Për të mbështetur krijimin e vendeve me të mira të punës, bizneset kanë nevojë për rregulla më efikase në tregti dhe që i ndihmojnë të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.
Rritja ekonomike mesatare në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi pritet të arrijë në 3.1 për qind në vitin 2026, nga 2.6 për qind në vitin 2025. Rritja ekonomike pritet të rritet në 3.4 për qind në vitin 2027 dhe të ruajë këtë nivel edhe në vitin 2028.
Liberalizimi i njëpasnjëshëm i tarifave ka bërë Ballkanin Perëndimor shumë të integruar në tregtinë globale. Tregtia e mallrave dhe shërbimeve arriti në 107 për qind të PBB-së së rajonit në vitin 2025, mbi mesataren e BE-së prej 90 për qind, ndërsa eksportet e shërbimeve u kathërfishuan midis viteve 2010 dhe 2025.
Kostot më të larta të importeve bëjnë gjithashtu më të vështirë për kompanitë në rajon të eksportojnë dhe të qëndrojnë në tregjet e huaja. Vetëm rreth një e treta e marrëdhënieve të reja të eksportit të krijuara nga ndërmarrjet e Ballkanit Perëndimor mbijetojnë vitin e parë, ndërsa vetëm 1 deri në 4 për qind vazhdojnë edhe në vitin e pestë.
Prandaj, reformat duhet të përqendrohen te rregulla më të mira, dhe jo thjesht në më pak rregulla: duke thjeshtuar dhe digjitalizuar procedurat, duke përdorur inspektime të bazuar në rrezik, duke njohur standardet dhe kualifikimet e harmonizuara, si dhe duke ruajtur masat mbrojtëse që u shërbejnë objektivave legjitime të interesit publik.