Aktualitet
"Berisha thërret sërish protestë kombëtare: PD mbështet studentët dhe është në mbrojtje të tyre"
Sali Berisha ka thirrur një tjetër protestë kombëtare të shtunën e 31 tetorit në mbështetje të studentëve.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur një tjetër protestë kombëtare të shtunën e 31 tetorit. Në një konferencë për mediat, lideri demokrat u shpreh se PD mbështet studentët dhe është në mbrojtje të tyre. "Plotësisht dhe fuqishëm. Partia Demokratike thërret protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk e ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime: mbështetje e fuqishme, mbrojtje e tyre. Ky është përcaktimi ynë", tha Berisha.