Kronikë

17 persona çohen për gjykim për trafikimin e 2 ton kanabis dhe 475 kilogramë kokainë

3 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka çuar për gjykim 17 persona për trafikimin e 2 ton kanabis dhe 475 kilogramë kokainë.

Foto nga burimi: Trafikuan 2 ton kanabis dhe 475 kilogramë kokainë, SPAK çon për gjykim 17 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Pare kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 9 të vitit 2024, në ngarkim të 17 të pandehurve.

1. Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli, të akuzuar për kryerjen e veprave penale: "Trafikim i lendeve narkotike", kryer në bashkëpunim në formën e veçante të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenat 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal".

2. Bujar Sefa (alias Xaka, alias Lala), të akuzuar për kryerjen e veprave penale: "Trafikim i lendeve narkotike", kryer në bashkëpunim në formën e veçante të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, me shumë se një herë, parashikuar nga nenat 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal".

3. Marvin Bushati, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: "Trafikim i lendeve narkotike", kryer në bashkëpunim në formën e veçante të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenat 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal".

4. Jani Çavo, Perparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini (alias Iamandi), Bledar (alias Blerti) Cafi, Endrit (alias Indrit) Dokle, Zamir Aliaj (alias Çoku), të akuzuar për kryerjen e veprave penale: "Trafikim i lendeve narkotike", kryer në bashkëpunim në formën e veçante të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenat 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal".

5. Islam Sefa (alias Xaka), Hajdar Sefa (alias Xaka, alias Lala), dhe Vidjan Baroka, të akuzuar për kryerjen e veprave penale: "Trafikim i lendeve narkotike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

6. Agim Nina (alias Lorenc Selmani), i akuzuar për kryerjen e veprave penale: "Trafikim i lendeve narkotike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre përmes komunikimeve në aplikacionin e platformës së enkriptuar "SkyEç", janë koordinuar mes tyre për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme kriminale. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze, në kuadrin e ndihmës së ndërsjellës juridike.

Të pandehurit në bashkëpunim mes tyre, me persona të denjuar nga autoritetet e huaja dhe në bashkëpunim me persona të paidentifikuar ende, kanë trafikuar nga Shqipëria dhe vendet e Amerikës Latine (Ekuadori) në drejtim të Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës, sasi të lendeve narkotike sipas episodeve të renditura më poshtë:

* Episodi i parë, datë 3.11.2020 - Autoritetet kompetente të Malit të Zi sekuestruan sasinë prej 1722 kg marijuanës, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë. * Episodi i dytë, datë 26.1.2021 - Autoritetet kompetente të Turqisë sekuestruan sasinë prej rreth 236 kg marijuanës, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë. * Episodi i tretë, datë 23.11.2020 - Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës sekuestruan sasinë prej 475 kg kokainës, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

Në përfundim të hetimeve është konkluduar se të pandehurit Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli, kanë pasur rolin e drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.