Kronikë

Ndezi zjarr në fshatin Kryekuq dhe i vuri flakën zonës, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Një zjarr i shkaktuar në fshatin Kryekuq, në zonën e Divjakës, u shua nga shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve.

Foto nga burimi: Ndezi zjarr në fshatin Kryekuq dhe i vuri flakën zonës, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari

Sot, rreth orës 13:25, shërbimet e Policisë morën njoftim për zjarr në fshatin Kryekuq, i cili po përhapej dhe po rrezikonte djegien e pyllit të parkut kombëtar të Divjakës. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre. Shërbimet e Policisë kanë kapur pranë vatrës të zjarrit, shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i dyshuar si autor i zjarrvënies, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.