SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal që trafikonin drogë
Prokuroria e Posaçme, SPAK, njoftoi përfundimin e hetimeve ndaj një grupi të strukturuar kriminal në trafikimin e kokainës dhe marijuanës. Hetimet u kryen në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë evropiane dhe kanë identifikuar 17 të pandehur, të cilët janë dërguar për gjykim. Drejtuesit dhe financuesit e grupit janë Emiljan Burba, Ervis Shuli dhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rahman Rraja. Të pandehurit të tjerë janë Indrit Dokle, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Bujar Sefa, Marvin Bushati, Jani Çavo, Sokol Qaja, Aldo Gjini, Bledar Cafi, Zamir Aliaj, Islam Sefa, Hajdar Sefa, Vidjan Baroka dhe Agim Nina. Të pandehurit kanë komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC

Prokuroria e Posaçme, SPAK, njoftoi përfundimin e hetimeve ndaj një grupi të strukturuar kriminal në trafikimin e kokainës dhe marijuanës. Hetimet u kryen në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë evropiane dhe kanë identifikuar 17 të pandehur, të cilët janë dërguar për gjykim. Drejtuesit dhe financuesit e grupit janë Emiljan Burba, Ervis Shuli dhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rahman Rraja. Të pandehurit të tjerë janë Indrit Dokle, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Bujar Sefa, Marvin Bushati, Jani Çavo, Sokol Qaja, Aldo Gjini, Bledar Cafi, Zamir Aliaj, Islam Sefa, Hajdar Sefa, Vidjan Baroka dhe Agim Nina. Të pandehurit kanë komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” dhe janë akuzuar për trafikimin e 1722 kg marijuanë dhe 475 kg kokainë. Hetimet janë ndarë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme.