Arrestohet 29-vjeçari që ndezi zjarrin në Kryekuq dhe rrezikoi Parkun Kombëtar të Divjakës
Një 29-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ndezur zjarrin në fshatin Kryekuq të Divjakës, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt parkut kombëtar.

Një 29-vjeçar është kapur nga policia, pasi dyshohet se ka ndezur zjarrin në fshatin Kryekuq të Divjakës, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt parkut kombëtar. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe arritën të neutralizonin flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre, ndërsa ndërhyrja në kohë shmangu rrezikun e përhapjes së mëtejshme drejt parkut kombëtar. Pranë vatrës së zjarrit, efektivët kapën shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i cili dyshohet si autor i zjarrvënies. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për dokumentimin e rastit.