Kronikë
Gjykata e Tiranës cakton masat e sigurisë për 10 protestues
Gjykata e Tiranës ka caktuar masa sigurie për 10 shtetasët që u arrestuan gjatë protestave në kryeqytet.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masa sigurie për 10 shtetasët që u arrestuan gjatë protestave në kryeqytet. Mësohet se Gjykata e Shkallës së Pare të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, la në arrest shtetasit: D. Zh., V. L., M. S. dhe L. B. Ndërsa ndaj shtetasve K. F., J. B., O. A., E. Xh. dhe R. D., Xh. M., u caktuan masa të tjera, si ndalim të daljes jashtë shtetit dhe paraqitje një herë në muaj para oficerit të Policisë Gjykësore. Gjykata e Tiranës vlerësoi si të ligjshme arrestimet në flagrancë të këtyre 10 personave.