Protestuesit e lënduar gjatë revoltave studentore vijojnë ende të shtruar në Spitalin e Traumës
Protestuesit e lënduar gjatë revoltave studentore në Tiranë vijojnë ende të shtruar në Spitalin e Traumës. Që prej nisjes së protestës në 13 tetor, kanë pësuar lëndime të ndryshme 347 persona, prej të cilëve 199 efektiv policie, 109 protestues, 30 kalimtarë të rastit dhe 9 përfaqësues të media.

Që prej nisjes se protestës në 13 tetor, kanë pësuar lëndime të ndryshme 347 persona, prej të cilëve, 199 efektiv policie, 109 protestues, 30 kalimtarë të rastit dhe 9 përfaqësues të media, prej të cilëve 1 i huaj. Shumica e tyre janë paraqitur në spitalin e traumës si pasojë goditjeve në kokë apo frakturave në gjymtyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit. Shumica kanë marrë mjekim në shërbimin e urgjencës, dhe janë larguar për në banesat e tyre ndërsa 32 prej tyre janë shtruar në spital, disa kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale dhe 2 janë ende në spital.