Punonjësja e parkut të kafshëve të egra vdiq pas sulmit nga pantera
Një punonjëse e parkut të kafshëve të egra në Holandë ka vdekur pasi u sulmua nga një pantera gjatë punës.

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra Safaripark Beekse Bergen, në jug të Holandës, ka ndërruar jetën pasi u plagos në një sulm nga një pantera më 24 tetor. Gruaja, e cila kishte mbi 40 vjet punë në park, u transportua për trajtim mjekësor dhe u nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e incidentit. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo nuk arriti të mbijetojë plagëve.
Pas ngjarjes tragjike, parku ka njoftuar se do të nisë një hetim të pavarur për të zbuluar rrethanat e sulmit. Drejtuesit e parkut kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe afërmët e viktimës, ndërsa incidenti ka tronditur stafin e parkut.