Tre ish-presidentë të Federatës së Futbollit të Algjerisë përfundojnë pas hekurave për skandalin me fondet publike
Gjykata Sidi M'Hammed në Algjer dënoi tre ish-presidentë të Federatës së Futbollit të Algjerisë për skandalin me fondet publike. Kheireddine Zetchi, president i Federatës nga marsi 2017 deri në prill 2021, dhe Charaf-Eddine Amara, i cili drejtoi institucionin nga prilli 2021 deri në korrik 2022, morën dënim me tetë vjet burg. Ndërkohë, pasardhesi i tyre, Djahid Zefizef, i cili qëndroi në krye të Federatës nga korriku 2022 deri në korrik 2023, mori një dënim prej gjashtë vjetësh burg.

Gjykata dënoi ish-drejtuesit për shkelje ligjore dhe keqpërdorim të fondet publike. Hetimet përfshinin kontratat e Federatës me gjigantin gjerman të veshjeve sportive Adidas dhe marrëveshjet me një kompani tuniziane. Ish-drejtuesit shfrytëzuan postet e tyre për të favorizuar subjekte të caktuara në lidhjen e kontratave, duke shkelur procedurat ligjore dhe duke keqpërdorur fondet publike.
Përveç tre ish-presidentëve, gjykata dënoi edhe dy ish-sekretarë të përgjithshëm të Federatës dhe një ish-drejtor administrativ, të cilët morën gjithashtu gjoba prej një milion dinarësh secili. Për të pandehurit tjerë, gjykata dha dënim nga dy deri në pesë vjet burg, ndërsa disa persona u shpallën pafajshëm.
Vendimi i gjykatës Sidi M'Hammed përfshin tre drejtues që kontrolluan Federatën Algjeriane të Futbollit gjatë periudhës 2017-2023. Në të njëjten dosje, drejtësia algjeriane shqyrtoi kontratat e furnizimit, menyrën e administrimit të fondeve dhe përgjegjësitë e ish-zyrtarëve që morën pjesë në këto marrëveshje.