Granit Xhaka do të rikthehet te Zvicra për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve
Granit Xhaka do të rikthehet te Kombëtarja e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, pasi Federata Zvicerane e Futbollit njoftoi se ai dhe sulmuesi Breel Embolo do të jenë sërish në dispozicion të përzgjedhësit Murat Yakin.

Granit Xhaka do të rikthehet te Kombëtarja e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, ndërsa është konfirmuar se do ta mbajë edhe shiritin e kapitenit, pavarësisht polemikave të fundit për certifikatën e falsifikuar të COVID-19.
Federata Zvicerane e Futbollit njoftoi të martën se Xhaka dhe sulmuesi Breel Embolo do të jenë sërish në dispozicion të përzgjedhësit Murat Yakin, pasi të dy munguan në katër ndeshjet e fundit për shkak të çështjeve ligjore që lidhen me certifikatat e falsifikuara.
"Jemi të bindur se rikthimi në ekipin kombëtar në nëntor është i përgjegjshëm dhe vendimi i duhur”, deklaroi drejtori i ekipit kombëtar, Pierluigi Tami.
Vendimi për Xhakën si kapiten u mor njëzëri nga Yakin, stafi teknik dhe këshilli i lojtarëve.
Mesfushori 34-vjeçar ishte dënuar me një gjobë prej 150 mijë frangash zvicerane me kusht, me periudhë prove dyvjeçare.
Zvicra i fitoi të katër ndeshjet e Ligës së Kombeve pa Xhakën dhe Embolon, duke ruajtur pozitën e favorshme në grup. Rikthimi i tyre pritet ta forcojë skuadrën për dy përballjet e fundit, kundër Sllovenisë më 13 nëntor dhe Skocisë më 16 nëntor.
Yakin do ta publikojë listën për këta dy ndeshje më 5 nëntor.