Kylie Jenner tërheq vëmendjen me paraqitjet provokuese në fushatën e markës së saj Khy
Sipërmarrësja 29-vjeçare Kylie Jenner ka ndezur rrjetet sociale me fushatën më provokuese të reklamimit të markës së saj, Khy.

Sipërmarrësja 29-vjeçare, Kylie Jenner ka ndezur rrjetet sociale me fushatën më provokuese të reklamimit të markës së saj, Khy. Në një seri fotografish, ajo pozoi e veshur me një pallto të gjatë, të tërësisht të zezë. Në disa prej fotografive ajo u shfaq me një paraqitje provokuese duke pozuar me një cigare në dorë. Palltoja e zezë me gezof nuk ishte e vetmja veshje e këtij lloji që ajo promovoi në kuadër të linjës së saj të re. Kylie u shfaq edhe me një pallto në nuanca kafe dhe të zezë. Kylie e cila mban rolin e drejtoreshës kreative të markës Khy, e cila, sipas përshtypjes së saj, udhëhiqet nga instinkti dhe aftësia e Kylie-t për të sjellë vazhdimisht transformime në stil. Linja synon të ndërthurejë modën e stilistëve me veshjet e përditshme, përmes koleksioneve të kuruar që publikohen në seri të vëçanta dhe që vënë në theks te prerjet, materialet dhe përmasat e veshjeve.