Kronikë
Zjarri në Librazhd, dy restorante tradicionale përfshihen nga flakët
Dy restorante tradicionale në qytetin e Librazhdit janë përfshirë nga zjarri në mbrëmjen e sotme. Objektet, të cilat ndodhen pranë njëri-tjetrit në breg të lumit Shkumbin, janë rrezikuar nga përhapja e shpejtë e flakëve.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje. Ata kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit, me qëllim vënien e situatës nën kontroll dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zona të tjera. Ende nuk ka ende të dhëna të konfirmuara mbi shkaqet e zjarrit dhe për dëmet e shkaktuara nga incidenti.