Parashikimi i motit për sot: Kthjellime dhe rënie temperaturash
Parashikimi i motit për sot tregon se një masë ftohtë me origjinë verilindore do të ndikojë kushtet atmosferike në vendin tonë, duke sjellë mot të kthjellët dhe ftohtë gjatë orëve të paradites.

Një masë ftohtë me origjinë verilindore do të ndikojë kushtet atmosferike në vendin tonë, duke sjellë mot të kthjellët dhe ftohtë gjatë orëve të paradites. Pasdite dhe në vijim, pritet shpeshtim i vranësirave dhe shtim i lagështirës në ajër, duke bërë që në shumë zona të ftohti të ndihet edhe më shumë, sipas MeteoAlb. Megjithatë, mundësia për reshje është pothuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të pësoshin rënie në të dy vlerat ekstreme ditore, duke u luhatur nga 2–6°C, temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës, deri në 21°C, pritet vlera maksimale, e cila do të regjistrohet përkatësisht në Durrës dhe Fier.
Ndërkohe, era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi verior-verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.