Trump: Mbështetja ime siguroi një rikthim i fuqishëm për Netanyahun
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se mbështetja e tij për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndryshuar rrjedhën e situatës politike në Izrael, duke pretenduar se ky i fundit mund të arrijë një rikthim të fuqishëm politik.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mbështetja e tij për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndryshuar rrjedhën e situatës politike në Izrael. Ai pretendon se ky i fundit mund të arrijë një rikthim të fuqishëm politik, madje edhe një fitore.
Trump theksoi se, pas mbështetjes së tij për Netanyahun, situata ka ndryshuar ndjeshëm, ndërsa ajo që fillimisht dukej si një humbje e thellë për kryeministrin izraelit, mund të përfundojë me një rezultat shumë të favorshëm.
“Kur Presidenti Trump mbështeti Bibin, situata ndryshoi plotësisht. Tani, në vend të një disfate dermuese për një kryeministër të shkëlqyer, duket se po afrohet një rikthim i fuqishëm, që përfundon me një barazim ose edhe një fitore për Netanyahun”, shkroi Trump.
Ai shtoi se synimi i tyre është të sigurojnë atë që e cilësoi si më të mirën për Lindjen e Mesme, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, kryeministri Benjamin Netanyahu, në një deklaratë drejtuar mbështetësve të tij në Jerusalem, pas publikimit të sondazheve të daljes në zgjedhje, foli për mundësinë e bashkëpunimit me presidentin amerikan për të përballuar kërcenin e iranian.
“Izraeli përballet me një mundësi historike dhe të papërsëritshme, së bashku me mikun tonë, Presidentin Trump, për të eliminuar kërcenin iranian njëherë e përgjithmonë”, deklaroi Netanyahu.
Ai shtoi se Izraeli ka arritur të kapërcejë kundërshtaret e tij dhe se, sipas tij, do të jetë në gjendje të bëjë këtë edhe në të ardhmen.
Nga selia zgjedhore e partisë Likud, Netanyahu kritikoi gjithashtu gatishmërinë e disa partive për të bashkëpunuar me grupet arabe, duke e cilësuar një veprim të tillë si “turp”.
Deklaratat e Trump dhe Netanyahut vijnë në një moment të rëndësishëm për skenën politike izraelite, ku rezultatet zgjedhore dhe mundësitë për krijimin e aleancave politike mbeten në qendër të vëmendjes.