"Mund të arrijmë përparim të madh" - Trump flet për takimin mes Putin dhe Zelensky
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mund të organizohet një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur optimizëm për përparim në përpjekjet diplomatike për të dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se shumë shpejt mund të organizohet një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur optimizëm për përparim në përpjekjet diplomatike për të dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.
Trump tha se "shumë shpejt do të organizohet një takim dhe besoj se do të mund të arrijmë përparim të madh". Kjo deklarim vjen pas përpjekjeve për rifillimin e negociatave të paqes.
Ndërkohë, Zelensky deklaroi të dielën se gjatë muajit nëntor pritet të zhvillohet një takim mes përfaqësuesve rusë dhe ukrainas, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, për të rifilluar bisedimet e paqes që kanë mbetur në ngërç.
Zelensky tha se "ne jemi të gatshëm të diskutojmë. Nëse bëhet fjalë për çështjet territoriale, ajo duhet të diskutohet në nivel liderësh. Çështjet e tjera u takojnë grupeve teknike. Të gjitha këto mund të diskutohen në nëntor".
Dy ditë më parë, edhe Rusia kishte njoftuar se një takim i tillë pritej të zhvillohet në nëntor në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të përpjekjeve të fundit amerikane për të ringjallur negociatat e paqes.
Bisedimet drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës janë zhvilluar edhe gjatë vitit 2025, por pa arritur një marrëveshje për të dhënë fund konfliktit. Të dyja palët vijojnë të qëndrojnë të palëkundura në kushtet e tyre.
Kremlini deri më tani ka përjashtuar mundësinë e një takimi mes Putinit dhe Zelenskyt në një vend tjetër përveç Moskës. Rusia gjithashtu kundërshton ndalimin e luftimeve përpara arritjes së një marrëveshjeje për çështjet thelbësore, me argumentin se një armëpushim do t'i jepte Ukrainës mundësinë të riarmatohet.
Pavarësisht deklaratave për një takim të mundshëm në nëntor, ende mbetet e paqartë nëse bisedimet do të sjellin përparim konkret drejt një marrëveshjeje paqeje.