Kronikë

Vrasja e 66-vjeçarit disa muaj më parë në Sarandë, arrestohet autori i dyshuar në Greqi! Pranga edhe bashkëpunëtorit

1 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Dy persona janë vë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata ishin në kërkim nga autoritetet shqiptare lidhur me vrasjen e një 66-vjeçari në Sarandë e regjistruar në maj të këtij viti.

Foto nga burimi: Vrasja e 66-vjeçarit disa muaj më parë në Sarandë, arrestohet autori i dyshuar në Greqi! Pranga edhe bashkëpunëtorit

Policia e Shtetit njofton se dy persona janë vë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata ishin në kërkim nga autoritetet shqiptare lidhur me vrasjen e një 66-vjeçari në Sarandë e regjistruar në maj të këtij viti. Të arrestuarit janë identifikuar si Idriz Çelo dhe Lulezim Tabaku.

Gjykata e Sarandës ka caktuar për Tabakun masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim. Gjykata e Sarandës ka caktuar për Çelon masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Policia njofton se Tabaku ka vrarë me armë zjarri 66-vjeçarit pas një konflikti me sende të forta, ndërmjet disa personave ku mes tyre ishte edhe 40-vjeçari Çelo. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë rast. Ndërkaq, në bashkëpunim me homologët grekë, Interpol Tirana po punon për finalizimin e procedurave për ekstradimin në Shqipëri, të 2 të ndaluarve.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.