Ekonomi

Buxheti 2027 me gati 910 miliardë lekë të ardhura, shpenzimet në rekord

3 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Buxheti i vitit 2027 i Shqipërisë pritet të arrijë një rekord të ardhurash prej rreth 910 miliardë lekësh, ose 30.9% të prodhimit të Brendshëm Bruto. Shpenzimet për vitin 2027 pritet të jenë në rekord, rreth 976 miliardë lekësh, me një rritje prej 7.6% krahasim me buxhetin e rishikuar të vitit 2026.

Foto nga burimi: Buxheti 2027 me gati 910 miliardë lekë të ardhura, ja sa arrijnë shpenzimet

Të ardhurat e parashikuara në draftin paraprak të buxhetit 2027, të siguruara nga Monitor, pritet të arrijnë rekordin e rreth 910 miliardë lekëve, ose 30.9% të prodhimit të Brendshëm Bruto. Kurse, nëse konvertuhen me kursin aktual, buxheti pritet të arrijë një rekord prej gati 10 miliardë eurosh, që gjithsesi në valutë është i fryrë për shkak të zhvlerësimet të euros.

Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2026, që pret të arketojë 843 miliardë lekë, të ardhurat vlerësohen të rriten me 7.7%. Një zë i ri i futur në projekt-buxhetin e vitit 2027 janë ndihmat nga plani i rritjes, që priten 7.6 miliardë lekë, nga 961 milionë lekë në 2026-n, duke e çuar totalin e ndihmave në një rekord prej 24.2 miliardë lekësh.

Burimi kryesor i të ardhurave në buxhet, ato tatimore (nga tatimet e doganat dhe kontributet) pritet të arrijnë në 853 miliardë lekë, me rritje prej 6.9% në krahasim me planin e rishikuar të 2026-s. Nga këto, 583 miliardë lekë do të mblidhen nga tatimet e doganat, me rritje prej 8.4% në raport me buxhetin e rishikuar 2026.

Nga sigurimet shoqërore do të arketojë rreth 211 miliardë lekë, me zgjerim me të ngadalte prej 4.6%, duke sinjalizuar një rritje me të ngadalte të pagave. Për krahasim, në 2026-n pritet që buxheti të arketojë rreth 202 miliardë lekë nga ky zë, me një rritje të fortë prej 13%.

Të ardhurat nga pushteti lokal pritet të jenë 58.8 miliardë lekë, me rritje të lehte prej 1.2%, pas zgjerimit të fortë prej 42% në 2026-n, që erdhi si rrjedhojë e dhënies së lejeve rekord të ndërtimit.

Shpenzimet, rekord prej 976 miliardë lekësh, nuk ma më rritje pagash

Totali i parashikuar i shpenzimeve për vitin 2027 është 976 miliardë lekë, me një rritje prej 7.6% në krahasim me buxhetin e rishikuar të 2026-s. Pas një periudhe dy vjeçare ku pagat në administratë u rritën me shpejtësi, buxheti i 2027-s nuk parashikon shtim të këtij zëri.

Shpenzimet për paga pritet të jenë 122 miliardë lekë, me një rritje prej vetëm 1.7% në krahasim me buxhetin e rishikuar të 2026-s, ose vetëm 2 miliardë lekë më shumë. Për krahasim, në 2026-n fondi i pagave ishte rritur me 12.8%, ose me gati 13 miliardë lekë më shumë, ndërsa në 2025-n me 11 miliardë lekë më shumë.

Për politikat e reja të pensioneve parashikohen 4 miliardë lekë, nga 1.65 miliardë lekë në 2026-n. Bonusi i lindjeve pritet të jetë 2.8 miliardë lekë, nga 2.3 miliardë lekë në 2026-n.

Shpenzimet kapitale pritet të arrijnë në rekordin e 200 miliardë lekëve, nga 176 miliardë lekë që është realizimi i pritshëm i këtij vit.

Buxheti parashikohet që të ketë një deficit (diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve) prej 68 miliardë lekësh.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.