Studentët protestojnë në Fakultetin e Ekonomisë, thërrasin bashkëmoshatarët të bashkohen me tyre
Studentët që protestojnë kundër qeverisë kanë hyrë në Fakultetin e Ekonomisë, duke kërkuar mbështetjen e studentëve të tjerë dhe duke thirrur bashkëmoshatarët të bashkohen me tyre.

Studentët që protestojnë kundër qeverisë kanë hyrë në Fakultetin e Ekonomisë, duke kërkuar mbështetjen e studentëve të tjerë dhe duke thirrur bashkëmoshatarët të bashkohen me tyre. Këta studentë kanë zhvilluar një marshim në kryeqytet, duke lëvizur nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore.
Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga lëvizja e tyre dhe se do të vazhdojnë bojkotin derisa të marrin përgjigje për kërkesat e parashtruara. Kërkesat politike që mbeten në qendër të protestës janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe formimi i një qeverie tranzitore.
Studentët synojnë të zgjerojnë pjesëmarrjen në protestën e tyre përmes thirrjeve në fakultete, ndërsa kanë këmbëngulë në vijimin e mobilizimit kundër qeverisë.