Eurovision 2027 në Bullgari: 36 vende në garë, debuton Kanadaja dhe rikthehet Maqedonia e Veriut
Eurovision 2027 do të mbledhë 36 vende pjesëmarrëse në edicionin e tij të 71-të, i cili do të zhvillohet në Burgas të Bullgarisë, nga 11 deri më 15 maj. Mes zhvillimeve kryesore të këtij edicioni është debutimi i Kanadasë në konkurs dhe rikthimi i Maqedonisë së Veriut pas katër vitesh mungesë.

Bullgaria do të mbajë edicionin e 71-të të Festivalit Evropian të Këngës në vitin 2027. Edicioni do të zhvillohet në qytetin e Burgas, në Bullgari, nga 11 deri më 15 maj. Këtë informacione i zbuloi një burim i huaj.
Kanada do të bëjë debutimin e saj në konkursin e Eurovizionit, pasi transmetuesi publik CBC/Radio-Canada është anëtar i Unionit Evropian të Transmetimeve. Spanja dhe Sllovenia ende nuk kanë marrë vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen në konkurs, por afati për të marrë vendimin përfundimtar është në dhjetor.
Hungaria nuk pritet të rikthehet në këtë edicion, ndërsa Republika Çeke ka vendosur të tërhiqet për arsye financiare. Numri i vendeve pjesëmarrëse është rritur me një krahasuar me vitin 2026. Shorti që do të përcaktojë ndarjen e vendeve në dy gjysmëfinale të konkursit pritet të zhvillohet në janar në qytetin prites, Burgas. Lista e pjesëmarrësve mund të ndryshojë në varësi të vendimeve përfundimtare të disa transmetuesve publikë.