SPAK përfundon hetimet për Eugert Sinon dhe dërgon kërkesën për gjykim
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për Eugert Sinon, i cili është akuzuar për disa vepra penale që lidhen me mbajtjen e paligjshme të armëve dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal. Sinon është akuzuar për të kishte rolin e drejtuesit dhe financuesit të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar vijojnë.

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për Eugert Sinon, i cili është akuzuar për disa vepra penale që lidhen me mbajtjen e paligjshme të armëve dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal. Sinon është akuzuar për të kishte rolin e drejtuesit dhe financuesit të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar vijojnë.
Sipas përfundimeve të hetimit, Sinon, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kishte siguruar një arsenal të konsiderueshëm armësh zjarri dhe municione. Prokuroria e Posaçme konkludon se ai kishte pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit të kësaj veprimtarie të paligjshme.
Arsenali i armëve i zbuluar në një furgon të kamufluar si mjet i mirëmbajtjes rrugore në Tiranë ka çuar në një tjetër zhvillim hetimor. SPAK ka përfunduar hetimet për Eugert Sinon dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e tij, duke e akuzuar për disa vepra penale që lidhen me mbajtjen e paligjshme të armëve dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.
Sipas njoftimit të SPAK, gjatë hetimit janë dokumentuar 5 armë të gjata, përfshirë snajperë, 6 armë automatike, 12 pistoleta, 17 krehra armësh, 4 tyta dhe 7.820 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm. Ekspertimet teknike kanë konfirmuar se armët dhe municionet ishin në gjendje të rregullt dhe të afta për të realizuar qitje.
Sinon u arrestua në fund të tetorit 2025, gjatë operacionit policor të koduar "The Van". Arsenali u zbulua në një furgon me targën AB 911 UB, i cili kishte qëndruar për rreth një muaj i parkuar në një rrugicë dytësore pranë rrugës "Myslym Shyri".
Gjatë operacionit, policia raportoi sekuestrimin e 23 armëve të zjarrit, një silenciatori, rreth 15 mijë fishekëve, prangave, uniformave të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit, pajisjeve për shpërthime në distancë, pajisjeve gjurmuese GPS dhe bllokuesve të valëve.
Kur u arrestua, Sinon mohoi të kishte dijeni për armët e gjetura në furgon, duke pretenduar se persona të tjerë mund të kishin vendosur ato aty pa dijeninë e tij.
SPAK vijon hetimet për bashkëpunëtorët e akuzuar për vepra penale që lidhen me mbajtjen pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve, në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, Eugert Sinon akuzohet edhe për drejtimin e këtij grupi.
SPAK ka ndarë një pjesë të aktet e dosjes dhe ka regjistruar procedimin penal nr. 203/1 të vitit 2025, me qëllim identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprimtarinë kriminale.
Hetimet janë kryer në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë në Kosovë, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare të Hetimit. Në kohën e arrestimit, hetuesit po shqyrtonin edhe pistën e lidhjeve të mundshme të Sinon me persona të tjerë të dyshuar për veprimtari kriminale në Tiranë dhe zona të tjera të vendit.
Në këtë kuadër ishte përmendur emri i Aurel Hoxhës, pronari i lokalit "Monopol" në rrugën "Myslym Shyri", i shpallur në kërkim nga SPAK. Hoxha akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për porositjen e vrasjes së Klevis Lleshit, në kuadër të një hasmërie të dyshuar.
Sipas të dhënave të bërë publike në atë kohë, Sinon rezultonte i punësuar si bankier në lokalin e Hoxhës. Megjithatë, lidhjet e dyshuara dhe roli i personave të tjerë në çështjen e arsenalit mbeten objekt i hetimeve të ndara.
Një nga pistat që ishte shqyrtuar pas zbulimit të armëve lidhej me dyshimet se ato mund të ishin trafikuar nga disa shtete, duke kaluar tranzit përmes Kosovës, dhe se mund të përdoreshin nga grupe kriminale që veprojnë në Tiranë, Laç dhe Burrel.
Për këto dyshime, hetimet për bashkëpunëtorët vijojnë. Me dërgimin e kërkesës për gjykim ndaj Eugert Sinos, çështja kalon tashmë në fazën gjyqësore. Përgjegjësia penale e të pandehurit do të përcaktohet nga gjykata.