Gjykata cakton masat për 9 të arrestuarit pas protestës së 25 tetorit
Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për nëntë persona të arrestuar pas protestës së 25 tetorit, duke pranuar kërkesat e Prokurorisë për vleftësimin e ligjshëm të arrestimeve dhe vendosjen e masave shtrënguese.

Njëri prej personave nën hetim, E. D., është lënë në arrest shtëpie, duke dyshuar për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Goditjet për shkak të detyrës".
Për shtatë persona të tjerë, gjykata caktoi detyrimin për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore, ndërsa për një tjetër u vendos ndalimi për të marrë pjesë në protesta dhe tubime publike, si dhe kufizime për t'u afruar pranë institucioneve publike.
Përmbajtja e vendimit të Gjykatës së Tiranës mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda pesë ditëve nga dita pas njoftimit.