Lloris vlerëson Kane pas triumfit në “Topin e Artë”
Ish-kapiteni i Tottenhamit, Hugo Lloris, ka vlerësuar Harry Kane pas shpalljes së fitores së tij për "Topin e Artë" për vitin 2026. Lloris ka komunikuar me Kane dhe i ka dërguar një mesazh vetëm pak minuta pasi u shpall fituesi i çmimit prestigjioz.

Ish-kapiteni i Tottenhamit, që luajti për dhjetë vjet përkrah sulmuesit anglez, shprehet i lumtur për çmimin e tij, ndërsa pranon se Mbappé duhet të presë ende për këtë sukses. Lloris zbuloi se kishte komunikuar me Kane së fundmi dhe i kishte dërguar një mesazh vetëm pak minuta pasi u shpall fituesi i çmimit prestigjioz. Ai u shpreh i lumtur për suksesin e ish-shokut të skuadrës, duke vënë në dukje edhe një nga cilësitë që e karakterizojnë sulmuesin anglez: ai nuk kërkon vëmendjen e publikut. Ndërkohë, Lloris foli edhe për Kylian Mbappé, i cili mbeti pa këtë trofe. Ish-kapiteni i Francës pranoi se është i zhgënjejë për sulmuesin që e pasoi në përfaqësuesen franceze, por beson se kjo pritje mund ta bëjë edhe më të fortë. "Yjet nuk ishin rreshtuar ende për të, por kjo do ta bëjë ata edhe më të fortë. Ai ka gjithçka për ta fituar një ditë", u shpreh Lloris për Mbappé. Për Kane, ndërkohë, ky vlerësim përber një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, ndërsa fjalët e Lloris pasqyrojnë respektin e krijuar gjatë dhjetë viteve që kaluan së bashku te Tottenham.