Binjaku i dytë rezulton më i madh në dokumente, pas një paradoksi të pazakontë
Dy vëllezër binjakë lindën me 31 minuta diferencë, por ndryshimi i orës përmbysi gjithçka dhe rezultoi në një paradoks të pazakontë.

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara, ku dy vëllezër binjakë lindën me 31 minuta diferencë. Por, ndryshimi i orës përmbysi gjithçka dhe rezultoi në një paradoks të pazakontë. Familja e binjakëve, Emily dhe Seth Peterson, mbetën të habitur nga kjo rastësi.
Historia e Samuel dhe Ronan Peterson ndodhi gjatë natës kur SHBA-ja kaloi në orarin dimëror, duke i kthyer akrepat e orës një orë pas. Pikërisht ky ndryshim krijoi një situatë të pazakontë, që do ta beje të vëçantë historinë e dy vëllezërve.
Samueli, të cilin familja e thërret Sam, lindi në orën 01:39 të mëngjesit. Vëllai i tij, Ronan, erdhi në jetë 31 minuta më vonë. Por gjatë kësaj periudhe, ora shënoi kalimin nga 02:00 në 01:00, duke bërë që koha e regjistruar për lindjen e Ronanit të ishte më e hershme se ajo e vëllait të tij.
Kështu, Ronani u regjistrua zyrtarisht i lindur në orën 01:10, ndërsa Samueli në orën 01:39. Sipas dokumenteve, Ronani rezulton 29 minuta më i madh, edhe pse në të vërtetë erdhi në jetë pas vëllait të tij.
Prindërit e binjakëve, Emily dhe Seth Peterson, mbeten të habitur nga kjo rastësi. Ishte babai ai që e kuptoi i pari paradoksin e krijuar nga ndryshimi i orës, ndërsa nëna ishte e përquajtur te lindja.
Çifti e përcolli me humor këtë situatë të pazakontë, e cila do të mbetë një histori e vëçantë për familjen e tyre. Në këtë rast, koha e shënuar në dokumente nuk përputhet me rendin real të lindjes: Samueli është vëllai i madh, ndërsa Ronani rezulton më i madh sipas orës zyrtare të regjistruar në momentin e lindjes.