Rama paralajmëron pedagogët që bojkotojnë mësimin: Do të ndërhyjmë në ligj!
Kryeministri Edi Rama ka ashpërshuar qëndrimin ndaj pedagogëve që mbështesin protestat e studentëve dhe ka paralajmëruar ndërhyrje në ligjin përkatës.

Kryeministri Edi Rama ka ashpërshuar qëndrimin ndaj pedagogëve që mbështesin protestat e studentëve, duke paralajmëruar ndërhyrje në ligjin përkatës. Rama e cilësoi të papranueshëm presionin që, sipas tij, po ushtrohet ndaj studentëve për t'u bashkuar protestave apo për të bojkotuar procesin mësimor.
Rama kritikoi gjithashtu një pjesë të pedagogëve që kanë ndërprerë mësimin, duke i akuzuar se po i përdorin studentët për qëllime politike. Ai bëri të ditur se qeveria synon të ndërhyjë në ligjin përkatës, por fillimisht ndryshimet do të diskutohen me forumin e rektorëve.
Rama tha se ai ka ndjekur këto javë dhe ka komunikuar në mënyrë sporadike me disa prej tyre, por edhe me pedagogë dhe prindër që i ka pyetur për të kuptuar më shumë. Ai tha se klima e terrorit është krijuar në mjediset e shkollave apo në celularët tuaj nga një pakicë e dhunshme për të dalë në protestë apo për të mos bërë mësim është e papranueshme. Ai gjithashtu e cilësoi bojkotin e mësimit nga një pjesë e pedagogëve si të papranueshëm dhe duke i përdorur studentët si mish për top për qëllime politike. Ai tha se për këto të fundit do të ndërhyjë në ligjin përkatës pasi të konsultohemi edhe me forumin e rektorëve.