Regjisori iranian Jafar Panahi dënohet me 5 vite burg
Regjisori iranian Jafar Panahi është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata Revolucionare e Iranit. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu sekuestrimin e pasurive të tij dhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit për një periudhë dyvjeçare.

Regjisori iranian Jafar Panahi është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata Revolucionare e Iranit. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu sekuestrimin e pasurive të tij dhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit për një periudhë dyvjeçare. Vendimi përfshin edhe ndalimin e çdo aktiviteti në rrjetet sociale për një periudhë dyvjeçare, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditura akuzat konkrete që çuan në dënimin e tij.
Panahi është një nga regjisorët iranianë më të vlerësuar ndërkombëtarë. Filmi i tij "It's Just an Accident" fitoi Palmën e Arte në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2025, duke i sjellë një tjetër vlerësim të rëndësishëm në karrierën e tij.
Regjisori është përballuar disa herë me autoritetet iraniane për shkak të veprimtarisë së tij artistike. Në dhjetor të vitit 2025, ai u dënuar në mungesë me një vit burg për akuza që lidheshin me propagandën kundër sistemit, si dhe me ndalim dyvjeçar të udhëtimit jashtë vendit. Pavarësisht këtij vendimi, Panahi u kthye në Iran në muajin mars të këtij viti. Dënimi i ri vjen në një kohë kur regjisori vijon të ketë çështje të tjera gjyqësore të hapura, ndërsa akuzat konkrete që lidhen me vendimin e fundit nuk janë bërë ende publike.
Rasti i tij rikthen vëmendjen te presioni me të cilin përballetin kineastët dhe artistët në Iran, veçanërisht ata që kanë kritikuar autoritetet përmes filmave dhe deklaratave publike.