Kosovë & Rajon

Protestë sërish në Kosovë për drejtësi për gratë e vrara

1 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se do të mbledhëtë sërish në sheshin "Zahir Pajaziti" për të kërkuar drejtësi për gratë e vrara.

Foto nga burimi: Sërish protestë nesër në Kosovë, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bëri të ditur se nesër në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të ketë sërish protestë. “Do të mblidhemi prapë për të kërkuar drejtësinë që Arlinda na e la amanet dhe drejtësi për të gjitha gratë e vrara. Edhe nesër do të dalim rrugëve e do t´i bllokojmë institucionet sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Dilni nga puna, nga shtëpia e nga klasa e na u bashkoni sërish. Do të vazhdojmë të protestojmë deri kur kërkesat tona të plotësohen. Kërkojmë organizim e solidarizim kombëtar. Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara”, thuhet në njoftimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.