FUNDOSJA E PLATFORMËS SË NAFTËS NË GABON: Një person humb jetën dhe katër të tjerë janë zhdukur
Një incident i rëndë ka ndodhur në brigjet e Gabonit, ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë zhdukur pas fundosjes së një platforme nafte dhe gazi.

Një incident i rëndë ka ndodhur në brigjet e Gabonit, ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë zhdukur pas fundosjes së një platforme nafte dhe gazi. Në momentin e incidentit, në bordin e platformës "Prospector 5" ishin 115 persona. Sipas raportimeve deri më tani janë shpëtuar 110 persona, ndërsa operacionet e kërkesh-shpëtimit vazhdojnë për gjetjen e personave të zhdukur.
Platforma "Prospector 5", në pronësi dhe nën operimin e kompanisë Borr Drilling Limited, ka pësuar një incident gjatë operacioneve paraprake të ngarkimit, i cili shkaktoi humbjen e stabilitetit dhe më pas fundosjen e saj. Ministria e Naftës dhe Gazit Natyror e Gabonit ka aktivizuar një njësi për menaxhimin e krizave dhe ka urdhëruar marinën të kontribuojë në operacionet e kërkesh-shpëtimit në det.
Drejtori ekzekutiv i Borr Drilling, Bruno Morand, ka shprehur shqetësimin për personat që vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur, duke theksuar se prioriteti mbetet mbështetja e operacioneve të shpëtimit dhe garantimi i mirëqenies së personelit të përfshirë. Kompania Panoro Energy ka bërë të ditur se prodhimi ishte ndërprerë pas incidentit dhe se nuk kishte raportime për dëme apo rrjedhje aksidentale të hidrokarbureve, çka u konfirmua edhe nga ministria përkatësisht.