Ronaldo në qendër të vëmendjes, por jo vetëm për çmimin! Mbi 14 mijë euro nga votat e përsëritura
Votimi për çmimin B.O.A.T, i fituar nga Cristiano Ronaldo, është shkaktuar kuriozitet për shifrat e pazakonta të votave. Më shumë se 5,009 persona votuan më shumë se një herë, duke e kthyer procesin në një histori interesante edhe për numrin e votave dhe koston e tyre. Çdo votë kushtonte 1 euro, duke çuar në një faturë të pazakontë.

Shifrat tregojnë se 44 persona votuan nga 10 deri në 26 herë, 300 persona votuan nga 5 deri në 9 herë, dhe 4,665 të tjerë votuan nga 2 deri në 4 herë. Kjo do të thotë se mijëra pjesëmarrës nuk u mjaftuan me një votë të vetme. Vetëm këta tre grupe kanë regjistruar të paktën 14,690 vota, me një vlerë minimale prej 14,690 eurosh.
Vetëm grupi prej 44 personash ka regjistruar të paktën 440 vota, me një kosto minimale prej 440 eurosh. Ndërsa 300 personat që votuan nga 5 deri në 9 herë kanë dhënë të paktën 1,500 vota, me vlerë 1,500 euro. Pjesën dërrmuese e përbëjnë 4,665 persona që votuan nga 2 deri në 4 herë, duke përfaqësuar të paktën 9,330 euro.
Megjithatë, këto shifra nuk tregojnë domosdoshmërisht se e gjithë shuma përfaqëson të ardhura neto të organizatorëve, pasi nuk dihen kostot apo kushtet e tjera të votimit. Një gjë është e qartë: votimi për çmimin e fituar nga Ronaldo ka prodhuar shifra që ngrenë kuriozitet. Sa do të kishte qenë fatura përfundimtare nëse do të llogariteshin të gjitha votat e hedhura nga këta pjesëmarrës?