Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore
Partitë politike refuzojnë ftesën e Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Partia Demokratike dhe dy partitë tjera, "Mundësia" dhe "Shqipëria Bëhet", kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në konsultimet e thirrura nga Presidenti Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Kjo është një reagim i tyre ndaj ftesës së Presidentit për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve.
Deri më tani, Partia Socialiste është e vetmja që ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga kreu i shtetit. "Lëvizja Bashkë" ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse do të jetë e pranishme apo jo.
Sipas ligjeve të vendit, Presidenti Bajram Begaj duhet të shpallë datën e zgjedhjeve vendore deri më 15 nëntor. Në bazë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet vendore të vitit 2027 duhet të zhvillohen brenda periudhës 15 prill – 15 maj.